Aktiviteti

Lin Konstruksion ka si aktivitet kryesor ndërtimin e godinave polifunksionale. Gjithashtu dhe ndërtimin e objekteve industriale. Falë eksperiencës shumëvjeçare bën të mundur realizimin me sukses të projekteve që i besohen nga partnerët vendas dhe të huaj për realizimin e objekteve për bizneset e ndyshme në vend.

Ndër vite Lin Konstruksion ka dhënë një kontribut edhe në realizimin e ndërtimeve të godinave rezidenciale dhe gjithashtu në ndërtimin e vilave private në bashkëpunim me arkitektët, ku janë zbatuar projekte moderne në shumë zona të kryeqytetit dhe rrethinat. Realizimi i shumë godinave polifunksionale, ambjente banimi, ambjente tregtare, parkime nëntokësore, ambjente shplodhje në funksion të qytetarëve, si psh: blloku 1 dhe blloku 2 në Yzberisht.
Objektet e ndërtuara nga Lin Konstrukstion pranë qendrës Kristal , në Kodrën e Diellit, pranë Kopshtit Botanik në një pozicion piktoresk, afër qendrës së banuar, por me një qetësi dhe të rrethuara nga gjelbërimi.

Kompleksi që po ndërton Lin Konstrukstion në qytetin e Pogradecit, është një tjetër zgjedhje dhe përkushtim që Lin Konstrukstion ka gjithmonë, për t‘i ofruar klientit më të mirën.

Asgjë nuk i është lënë rastësisë në përzgjedhjen e pozicionit. Vendodhja pranë shëtitores “1 Maji”, mundëson që çdo familje që zgjedh apartamentin tek Lin Konstruksion, mund të kalojë momente të këndshme në shëtitoren e Pogradecit, e frekuentuar kryesisht nga familjarë. Gjithashtu, mund të organizojë dhe shëtitje në Volorek ose Tushemisht. Larmishmëria e pozicionimit të objektit bën që zgjedhja e Lin Konstruksionit të rezultojë unike.